Uran Ismaili nënshkruan zotimet për Vreshtat dhe Kolovicën

Prishtina

Uran Ismaili nënshkruan zotimet për Vreshtat dhe Kolovicën

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka nënshkruar sot zotimet edhe për lagjen e Kolovicës dhe Vreshtave.

Edhe pse është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e komunës, Vreshtat dhe Kolovica janë lënë pas dore për një kohë shumë të gjatë.

Është e papranueshme që lagjet tuaja të kenë edhe sot, në vitin 2021 probleme elementare për jetë normale, sikurse trajtimi i ujërave të zeza, mungesë të qerdheve e ambulantës, mungesë të rrugëve e trotuareve, mungesë të shportave për hedhjen e mbeturinave, e mungesën e fushave sportive e ambienteve rekreative për frekuentim me fëmijët e familjet tuaja. “, ka shtuar Ismaili.

Kam ardhë me u zotu edhe me shkrim për me i zgjidhë problemet e lagjeve tuaja, sepse këto dy lagje, ndoshta më shumë sesa tjerat nuk e kanë pasë kujdesin, vëmendjen e trajtimin e duhur për shumë vite me radhë.”, ka thënë shtuar ai.

Para banorëve të këtyre dy lagjeve, Ismaili është zotuar se ka një plan që tregon se çka, qysh dhe kur do të realizohen projektet për ta.

Të gjitha këto zotime, Ismaili tha se do të përfundojnë deri në vitin 2024:

Formalizimi i ndërtimeve ilegale – procesi i legalizimit

Trajtimi i sistemit të ujërave të zeza

Ndërtimi i qerdhes në afërsi të ambulantës

Shfrytëzimi i pronës komunale (ku është nisë projekti për postën) për fushë të sportit.

Rregullimi i rrugëve dhe shtimi i trotuareve

Ndërtimi i shtigjeve për çiklistë në rrugët kryesore

Breza të gjelbër përgjatë rrugëve kryesore

Ndriçimi  dhe shenjëzimi i rrugëve në nevojë

Vendosja  dhe shenjëzimi i stacioneve të autobusëve

Vazhdimi i linjës së autobusit 7A deri tek rruga e Bledit

Ndërtimi i një stacioni policor

Infrastruktura teknike të përmirësohet

●       Menaxhimi i mbeturinave dhe shtimi I shportave dhe pikave të grumbullimit

Adresimi i qenve endacak

Qendër komunitare (aktivitete për fëmijë, të rinjë e të moshuar)

Realizimi i parkut të madh, te bunari i Hajratit – afër banesave të banimit social (Fusha e Pajtimit)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat