24 orë kryetar: Uran Ismaili viziton dhe u ofron mbështetje Shoqatës së Pensionistëve

Prishtina

24 orë kryetar: Uran Ismaili viziton dhe u ofron mbështetje Shoqatës së Pensionistëve

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 13:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili sot e ka nisë realizimin e iniciative tjetër shumë unike.

Ai ka njoftuar se ka filluar një aktivitet 24-orësh, pa ndërprerje të takimeve, vizitave dhe diskutimeve me njerëz e institucione që kryejnë shërbime 24/7, për nevojat e qytetarëve.

Gjatë kësaj iniciative, ai ka realizuar një vizitë edhe në Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës.

Ismaili ka thënë se si shoqëri e si qytet më së miri mund të vlerësohemi në bazë të kujdesit që tregojmë për të moshuarit tanë.

Janë gjeneratat më të moshuara që kanë kontribu në Prishtinë dhe sot kanë nevojë për kujdesin e shoqërisë ndaj tyre. Ne do të kujdesemi që kësaj kategoria të i sigurojmë trajtimin dhe infrastrukturën e duhur. Gjithashtu do të krijojmë shërbime komunale efikase që i kanë në qendër ata.”,ka thënë Ismaili.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat