Rama: Nëse Vitia nuk del në debat, le të vijë Kurti

Prishtina

Rama: Nëse Vitia nuk del në debat, le të vijë Kurti

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 22:33
Përparim Rama

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës tha se një debat midis kandidatëve të kryeqytetit është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Rama në Rubikon tha se duke qenë se Arben Vitia po refuzon të marrë pjesë në debate për kryeqytetin, në vend të tij mund të vijë kryeministri Albin Kurti.

“Duhet të kemi debat e kam thënë prej fillimit, duhet të ketë debat me kandidatë për kryetarë të komunave, duhet të jetë debati për idetë, për programin, për të mirën e qytetarit të Prishtinës

“Është e pakuptimtë të mos ketë debat për diçka të rëndësishme, është jo seriozitet, është nënçmim i qytetarit nëse nuk ndodhë debati i gjithë kandidatëve këtu, duhet të ndodhë dhe duhet të bëjmë këtë”, tha Rama.

“Debati (pa Arben Vitinë) mund të bëhet edhe me Kurtin, sepse ai është duke u marrë në vend të Vitisë. Më duket se ai po merret më shumë me këtë çështje”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat