​24 orë kryetar, Ismaili viziton Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë

Prishtina

​24 orë kryetar, Ismaili viziton Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 00:13
Uran Ismaili

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vizituar të hënën mbrëma Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, vizitë kjo e cila u bë në kuadër të aktivitetit të tij 24 orësh të vizitave dhe takimeve.

Pas takimit me personelin shëndetësor të kësaj qendre, Ismaili tha se shpesh herë këta punëtorë harrohen e të cilët punojnë 24 orë në shërbim të qytetarëve.

Ai u zotua se nëse merr mandatin për kryetar të Prishtinës, do të jetë afër këtyre punëtorëve për t’iu ofruar kushte më të mira për punë dhe mundësi që të ofrojnë sa më mirë shërbimet shëndetësore.

Ismaili: Si kryetar i Prishtinës do të jem pranë tyre

"Si kryetar i Komunës së Prishtinës nëse marr besimin e qytetarëve do të jem nga ata kryetar që edhe unë do të jem pranë tyre kurdo që ka nevojë, do të jem pranë tyre për t'i ndihmuar që shërbimet për qytetarët e Prishtinës të përgatiten sa më mirë, të investohet në to sa më mirë që asgjë të mos iu mungojë qytetarëve të Prishtinës dhe qytetit të Prishtinës prej këtyre shërbimeve të domosdoshme. Unë do të vazhdoj edhe në takime të tjera me institucione tjera që janë të rëndësishme që punojnë gjatë natës që Prishtina të funksionojë mirë", tha ai.

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Emergjente në Prishtinë, Avdyl Pacolli, tha se e kanë njoftuar Ismailin me problemet dhe sfidat me të cilat përballen.

Pacolli: E njoftuam për problemet, sfidat dhe ballafaqimet tona

"E njoftuam për problemet, sfidat dhe ballafaqimet tona. Gjithsesi deshëm ta njoftojmë kryetarin, sepse ne ballafaqohemi me shumë probleme, ndonëse problemet janë të zgjidhshme dhe ato kërkojnë dorën e fortë të institucioneve. Ky institucion brenda vitit kryen diku mbi 13 mijë vizita në terren, por përveç këtyre vizitave kryen diku rreth 30 mijë vizita të përgjithshme. Megjithatë e njoftuam kryetarin se neve funksionojmë diku me pesë ndërrime dhe secili ndërrim ka nga katër ekipe në vete dhe nevojat që të rritet ky numër i resurseve humane, me autoambulanca dhe të tjera. Ne e kemi një mesatare të arritjes në vendin e ngjarjes për 6 minuta, mirëpo i kërkuam kandidatit për kryetar që me mundësitë e para ta sheh shëndetësinë si prioritet me faktin se neve duhet të ketë linjën e emergjencës, linjë kjo e cila do të fitojmë në kohë në shërbim për qytetarët”, tha ai.

Kandidati i PDK-së Uran Ismaili ka nisur të hënën një aktivitet 24 orësh për të zhvilluar takime, vizita e diskutime me institucione që kryejnë shërbime 24 orë për nevojat e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat