Analizat laboratorike tani mund të kryhen në QMF në Velani dhe Lagjen e Muhagjerëve

Prishtina

Analizat laboratorike tani mund të kryhen në QMF në Velani dhe Lagjen e Muhagjerëve

Më: 22 maj 2017 Në ora: 18:23
Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot qytetarët e Lagjes Velania dhe Lagjes së Muhagjerëve, do të kenë mundësi që analizat laboratorike t'i kryejnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) pranë këtyre lagjeve.

“Pas kërkesës nga qytetarët dhe nevojës që shërbimet laboratorike të jenë prezentë në çdo lagje të Prishtinës, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare funksionalizuan edhe dy laboratore të reja. Nga sot, qytetarët e Lagjes Velania dhe Lagjes së Muhagjerëve, do të kenë mundësi që analizat laboratorike t'i kryejnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare pranë këtyre lagjeve. Kjo plotëson një vakum për qytetarët e këtyre lagjeve të cilët është dashur t'i marrin këto shërbime në lagje të tjera. Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në zgjerimin dhe në ofrimin sa më korrekt të shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe në uljen e kohës së pritjes për këto shërbime”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Komuna e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat