PDK-ja do t’i hyjë garës për kryetar të Prishtinës me Lirak Çelajn.
Memli Krasniqi, nënkryetar i PDK-së ka konfirmuar se Çelaj është kandidat për kryetar të Prishtinës.
“Lirak Çelaj është kandidat i yni për Prishtinën”, ka thënë shkurt Krasniqi.
Zyrtarizimi i Çelajt do të bëhet sonte nga Kryesia e PDK-së.
“Kryesia do të mblidhet pasi që të përfundojnë ceremonitë e varrimit të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi”, ka thënë një burime brenda PDK-së.
Në garën për kryetar të Prishtinës deri me tash janë zyrtarizuar Shpend Ahmeti nga VV, Arban Abrashi nga LDK dhe Arbër Vllahiu nga AAK.