Nisma kandidon anëtarin e kryesisë për Prishtinën

Prishtina

Nisma kandidon anëtarin e kryesisë për Prishtinën

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 10:38
Shyqyri Bytyqi

Nisma për Kosovën do të garojë për kryetar të Prishtinës me Shyqyri Bytyqi, i cili është anëtarë i kryesisë së kësaj partie.

Në mesnatë ka përfunduar afati i dorëzimit të kandidatëve për kryetarë komune në KQZ, për zgjedhjet e 22 tetorit.

Ndonëse, lista e kandidatëve të Nismës nuk është bërë zyrtare, mësohet nga burime brenda kësaj partie se Shyqyri Bytyqi është kandidati për kryetar të Prishtinës.

Gara për të parin e kryeqytetit pritet të ketë vëmendjen më të madhe gjatë zgjedhjeve lokale.

Në garë për të parin e Prishtinës janë edhe Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje, kryetar aktual i kryeqytetit, Arban Abrashi nga LDK, Lirak Çelaj PDK, Arbër Vllahiu AAK, ndërsa Rifat Deri është kandidat i Alternativës.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat