Fiknete Bejta, kandidate për asamblesite në komunën e Prishtinës

Prishtina

Fiknete Bejta, kandidate për asamblesite në komunën e Prishtinës

Nga: H.O. Më: 26 gusht 2017 Në ora: 12:50
Fiknete Bejta

Fiknete Bejta, është asambleiste nga LDK-ja në komunën e Prishtinës.

Bejta thotë se arsyeja pse ajo ka kandiduar për asamblesite është që të ofroj kontribut në zhvillimin e komunës së Prishtinës.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, bashkëpunëtor e familjar,

Më lejoni të ju informoj se kam marrë mbështetjen e Degës së Dytë, të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, që të përfshihem në Listën e Kandidatëve për Asamble Komunale në Zgjedhjet Lokale të 22 Tetorit.

Arsyeja e këtij kandidimi ka të bëj me vullnetin tim, që të ofroj kontribut në zhvillimin e komunës sonë përmes nivelit përfaqësues duke u zotuar që shqetësimet tuaja të adresohen në vendin e duhur në nivel lokal.

Duke shpresuar në mbështetjen tuaj për mua dhe për Kandidatin e LDK-së për Kryetar të Komunës së Prishtinës, z.Arban Abrashi, ju falënderoj paraprakisht për ndihmën dhe mbështetjen tuaj në këtë sfidë që po e presim.

#meArbanin

#përPrishtinën/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat