Beqiri: Kisha mbështetjen për kryetar, por pas një votimi të fshehtë në LDK, nuk do të garoj për Prishtinën

Prishtina

Beqiri: Kisha mbështetjen për kryetar, por pas një votimi të fshehtë në LDK, nuk do të garoj për Prishtinën

Nga: H.O. Më: 26 gusht 2017 Në ora: 13:08
Ismet Beqiri

Ismet Beqiri në një postim në Facebook ka falënderuar të gjithë qytetarët e Prishtinës për besimin që atij i kanë dhënë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Ai thotë se është ofruar mbështetje për të qenë kandidat i mundshëm për kryetar të Prishtinës.

Ai thotë se pas një votimi të fshehtë, është vendosur që ai të mos jetë kandidat për Prishtinën. Megjithatë, Beqiri thotë se do të vazhdoj të punoj si anëtarë i përkushtuar dhe i devotshëm i LDK-së së Ibrahim Rugoves.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Të respektuara struktura të Degëve dhe Nëndegëve të LDK-së në Prishtinë

Dëshiroj qe publikishit të ju falenderoj për mbështetjen që më keni dhënë të jem Kandidat i mundshëm për Kryetar të Prishtinës, të jem zëri juaj përfaqësues nga rradhët e LDK-së.

Veçmas falenderoj Degën e I-rë, Nëndegët, Forumin e Gruas, Forumin Rinor dhe anëtarsinë e Degës time, që kanë bërë propozimin për Kandidat.

Po ashtu falenderoj edhe strukturat e 4 Degëve dhe Nëndegëve tjera të Prishtinës.

Përkundër faktit që kisha vullnetin,gatishmërinë dhe përkrahjen e shumicës së strukturave të LDK-së në Prishtinë,më vjen keq që pas një votimi të fshehtë,(hera e parë në Kryesinë e LDK-së)nuk e kam mundesin të garoj,të fitojm dhe të isha në shërbim të Prishtinës dhe qytetarëve të saj,ashtu siç kam bërë vite më parë si Kryetar i Prishtinës.

Unë vazhdoj të jem një anëtarë i përkushtuar dhe i devotshëm i LDK-së së Ibrahim Rugoves,i Degës së I-rë Kodra e Trimave(e di qe jeni lënduar,zhgenyer e shqetësuar,por edhe këtë situatë duhet ta tejkalojm bashkë,për hirë të LDK-së).

Do të punoj ashtu siç kam punuar për 27 vite për të mirën e LDK-së,për suksesin e LDK-së,përkundër sfidave që i kam pasur dhe mund ti kem.

Do të punojm si gjithmonë dhe dashtë zoti të kemi rezultate pozitive edhe në këto zgjedhje të 22 Tetorit, ta fitojmë Prishtinën tonë dhe shumë Komuna të tjera.

I.Beqiri/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat