AKR zbulon kandidatin për kryetar të Prishtinës - Bota Sot
AKR zbulon kandidatin për kryetar të Prishtinës

Prishtina

AKR zbulon kandidatin për kryetar të Prishtinës

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 19:49
Pamje nga një tubim i AKR-së

Selim Pacolli, do të jetë kandidati i Aleancës Kosova e Re, për kryetar të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Makolli, sekretar i kësaj partie.

Zyrtarizimi i kandidaturës së tij u bë pas kërkesës të pesë degëve të Aleancës Kosova e Re.

Garës për Prishtinën i kanë hyrë edhe Shpend Ahmeti nga Vetëvendosja, Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Arbër Vllahiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat