Avdyli: Hatim Baxhaku është zgjedhja më e mirë, më e besueshme, më e ndershme për të udhehequr me Prizrenin

Prishtina

Avdyli: Hatim Baxhaku është zgjedhja më e mirë, më e besueshme, më e ndershme për të udhehequr me Prizrenin

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 22:41
Hatim Baxhaku

Kryetari i degës së LDK’së në Prizren dhe njëherit deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Haxhi Avdyli, e ka vlerësuar lartë kandidatin e partisë së tij për Kryetar të Prizrenit dhe 45 kandidatët për Kuvendin Komunal.

Avdyli ka bërë me dije se që nga prezantimi i tyre, Prizreni po fillon një etapë të re të ndryshimit, ndërsa kjo do të konfirmohet dhe do të vazhdoj nga 22 tetori. Hatim Baxhaku është zgjidhja dhe zgjedhja më e mirë, më e besueshme, më e ndershme për ta udhëhequr Prizrenin, ka thënë Avdyli në një status në profilin e tij në facebook. Poashtu ai ka vlerësuar lartë edhe kandidatët për Kuvendin Komunal, duke bërë me dije se LDK’ja ka reflektuar një frymë të re, e cila do ti fuqizoj proceset politike në qytetin e Prizrenit pas 22 tetorit.

“Prizreni tani po fillon etapën e ndryshimit me aktivizmin e njerzve më të dëshmuar me listën e LDK-së e prirë nga Dr Hatim Baxhaku si Kryetar i aedhshmëm i Prizrenit .
Hatimi ishte ai që ishte me qytetarët edhe si mjek, edhe si profesor edhe si politikan ,i njohur me hallet e qytetarëve, por edhe i gatshëm për ti gjetur zgjidhje. Ai jo vetëm punoi në Spital, shkollë e shtëpi-shkolla por ishte edhe mjeku që shëroi ushtarët plagosur në vijën e frontit në kufirit shqiptaro-shqpitar. Ai jo rastësisht ishte i zgjedhur dy herë deputet, si më i votuari i LDK-së nga Prizreni.
Prandaj besimi në Hatimin , do vërtetohet edhe më shumë me 22 tetor , si zgjedhja më mirë , më e besueshme , më e ndershme për të udhehequr me Prizrenin.
Poashtu lista me 45 kandidatë për asambleistë, është listë me emra të dëshmuar në etapat historike të Prizrenit por edhe një shumicë emrash të rinjë të shkolluar e të pergaditur për të përfaqësuar më së miri lagjet dhe fshatrat e tyre. Aty kemi profesorë, ekonomistë, juristë, mjekë,etj por edhe aktivistë të deshmuar të lagjeve e fshatrave.
Kësaj liste i prinë asambleisti 5 herë i zgjedhur nënkryetari degës Haziz Hodaj.

Më poshtë emrat :
1. Haziz Hodaj 
2. Xhavit Ukaj
3. Sadije Osaj-Jakupi
4. Zenel Ahmetaj
5. Qemal Krasniqi
6. Lulije Kukaj Buzhala
7. Rifat Rifati 
8. Festim Avdyli
9. Semahate Mashkulli
10. Petrit O. Hoxhaj
11. Aziz Kryeziu
12. Pajtesa Aliu – Krasniqi
13. Fejzë Kabashi
14. Salajdin Xhaferi
15. Naxhie Memaj
16. Behar Begaj
17. Bajram Duja
18. Sara Hazeri
19. Bardul Pervanqe
20. Sokol Kyçyku
21. Ilirijana F. Ramadani
22. Visar Berisha
23. Besart S. Osmani
24. Albina Marniku Mihilli
25. Kujtim Rogova
26. Burim M. Lushaj
27. Saki R Abazi
28. Sabrit Gashi
29. Ermin Jusufi
30. Tereza Shllaku
31. Januz Duraj
32. Muharrem Zaplluzhani
33. Liridona Spahiu Bytyqi
34. Pjeter Gruda 
35. Mahir Ajgeraj
36. Aida Xhini Misolli
37. Agim Thaqi
38. Tahir Luma
39. Kujtesa Kabashi Shatri
40. Sali Nuhiu
41. Blerim Gashi
42. Mirlinda Bytyqi
43. Hajredin Qenaj
44. Shefki Hamdi Abdullahu
45. Hamdi Morina
Ndryshimi po vjen. Prizrenin e presin ditë të mira të zhvillimit“, ka shkruar në mes tjerash Haxhi Avdyli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat