Brenda një muaji shpronësohet Shipitulla

Prishtina

Brenda një muaji shpronësohet Shipitulla

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 20:05
Shipitulla

Banorët e Shipitullës brenda një muaji do të largohen që t’u lëshojnë udhë ekskavatorëve të KEK-ut që do të nisin mihjen për ti furnizuar termocentralet me thëngjill.

Vendimi final për shpronësimin e 17 pronave është bërë gati nga Ministria e Mjedisit dhe në fillim të javës dorëzohet në Qeveri për miratim.

KEK-u ka bërë kërkesën për shpronësimin e tërë fshatit, derisa kostoja për shpronësim është tre-fishuar pasi komuna e Obilqit  nuk ka arritur ti ndalë ndërtimet pa leje.

Afrim Murati, drejto për shpronësim në Ministrinë e Mjedisit, thotë se qytetarët është dashur të pranojnë marrëveshjen me KEK-un, pasi e konsideron me të favorshme për banorët sesa shpronësimin me ligj.

Ai thotë se banorët nuk do të fitojnë punësim, pos nësë ketë e fitojnë me gjyq.

“Ligji për shpronësimin e pronës së paluajtshme ofrohet strehimi i përkohshëm, për periudhën 4 mujore, dhe me kalimin e periudhës 4-mujore përfundon procesi”, tha ai për RTK-në.

KEK-u ka ndarë mjetet e nevojshme për zhvendosjen e Shipitullës në vlerë prej 15.5 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat