Kjo është lista e kandidatëve të VV-së për Komunën e Pishtinës (Dokument)

Prishtina

Kjo është lista e kandidatëve të VV-së për Komunën e Pishtinës (Dokument)

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 23:27
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë publike listën e kandidatëve për asamble komunale dhe atë të kandidatëve që garojnë për kryetarë komunash.

Listës zgjedhore të VV-së për komunën e Prishtinës i prinë kryetari aktual i kësaj komune Shpend Ahmeti, ndërsa pas tij radhitën 55 kandidatë për asamble.VV-ja edhe kësaj radhe ka vendosur që ta nominojë për kryetar të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin. Ahmeti, duke qenë kryetar i Prishtinës pati kandiduar edhe për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, ku kishte arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, por disa ditë më vonë ai ka dhënë dorëheqje nga ky post, kështu duke ju kthyer pozitës aktuale, si drejtues i kryeqytetit.

Zgjedhjet lokale janë përcaktuar të mbahen më 22 tetor.

Më poshtë mund të shihni listën e kandidatëve të VV-së për asamble komunale.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat