AKR ‘goditje’ të papritur PDK’së: Po shpifni …

Prishtina

AKR ‘goditje’ të papritur PDK’së: Po shpifni …

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 22:18
Besart Vllahinja

Grupi i Asamblistëve të AKR-së në Prishtinë ka reaguar lidhur me kallëzimin penal nga Dega e PDK-së në Prishtinë për Drejtorin e AKR-së  Besart Vllahinja.

Në reagimin e AKR-së thuhet se Aleanca Kosova e Re, si pjesë e qeverisjes lokale në qytetin e Prishtinës ka dhënë kontributin e vet në zhbllokimin e jetës institucionale në kryeqytet duke i dhënë primatin interesit të qytetarit.

“Dega e PDK-së në Prishtinë i jep vetes të drejtë që të shërbehet me të pavërteta dhe shpifje në adresë të Drejtorit të Kulturës në Komunën e Prishtinës, z.Besart Vllahinja, mbase sa për të përmbushur obligimin partiak, të bërit opozitë në kryeqytet edhe përmes shpifjeve për punësime pa procedura. Për të treguar pjesën humoristike të kallëzimit penal të depozituar sot në Prokurinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), drejtori për kulturë akuzohet për punësim të gjoja aktivistëve të partive tjera”.

“AKR në Komunën e Prishtinës udhëheq me dy drejtori, Drejtorinë e Kulturës dhe Drejtorinë e Bujqësisë. Drejtorët tanë, edhe pse për një periudhë të shkurtër kohore, kanë performuar suksesshëm me dikasteret përkatëse. Këtë e dëshmojnë edhe organizatat të cilat monitorojnë nga afër punën e Komunës së Prishtinës, raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, ku trajtohet veçanërisht puna e drejtorive përkatëse, si dhe ç’është më e rëndësishmja, vlerësimi i qytetarëve”, thuhet në njoftim

Me tej në këtë komunikatë thuhet se “e kuptojmë edhe se jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe se kritikat e bëra nga PDK, kanë për qëllim fushatën, por nuk është opozitarizëm të shërbehesh me shpifje dhe insinuata”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat