Pacolli premton autobusë efiçient për kryeqytetin

Prishtina

Pacolli premton autobusë efiçient për kryeqytetin

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 12:38
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re Selim Pacolli

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re Selim Pacolli, aktivitetin e tij zgjedhor e ka filluar me një udhëtim në njërën nga linjat e autobusëve urban.

Për të hipur në autobus Pacolli ka pritur 20 minuta dhe për këtë premtoi se nëse fiton zgjedhjet për kryetar të Prishtinës qytetarët nuk do ta presin asnjë minutë autobusin.

Për më tepër Pacolli u zotua se për  qytetarët e  Prishtinës do të ofrojnë autobusë eficient të cilët nuk do ta ndotin më tej kryeqytetin.

Pacolli: Parashohim autobusë eficient

“Në programet tona ne parashohim autobusë efiçientë dhe jo autobusë ‘diesel’ të cilët e ndotin ambientin sot ka mjaft ndotje të ambientit dhe Prishtina sot i ekspozohet ndotjeve të mëdha. Sot trafiku urban nuk po na funksionon në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Siguroj që ne do të jemi efikas dhe nuk do të ketë asnjë minutë“, tha Pacolli.

Ai tha më tej se në qytetin e Prishtinë mungon efikasiteti në trafikun urban, kështu që premtoi se me ardhjen e tij në pushtet do të ofrojnë mundësi më të mirë për transportin urban.

Pacolli: Në trafikun urban mungon efikasiteti

 “Unë sugjeroj dhe besoj që këto gjëra gjatë mandatit tonë nuk do të ndodhin sigurisht që jo, flasim për një efikasitet i cili sot mungon dhe nuk është prezent, besoj që qytetarëve të Prishtinës do të iu ofrojmë mundësinë më të mirë të transportit dhe më efieçientë, sot është e vërtet që kemi disa autobusë të cilët janë në qarkullim mirëpo nuk janë të mjaftueshëm, kemi lagje të tëra të Prishtinës që nuk arrin dot trafiku urban”, tha Pacolli.

Derisa udhëtoi me autobus urban, Pacolli u premtoi udhëtarëve edhe bileta universale me të cilat do të mund të lëvizin nëpër Prishtinë me të njëjtën biletë.

Udhëtarët u shprehën të kënaqur me trafikun urban dhe nuk patën asn jë kërkesë për kandidatin e AKR-së.

Pacolli fushatën e tij zgjedhore do ta vazhdojë në lagjen Tophane, vizitë shoqatës Handikos dhe do të takohet me klubin e volejbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat