Lekaj inspektoi punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti në Zahaç

Prishtina

Lekaj inspektoi punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti në Zahaç

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 16:48
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj inspektoi punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, në segmentin në fshatin Zahaç, ku është njohur nga afër me zhvillimin e këtyre punimeve dhe ngecjen që ka ndodhur për shkak të pengesës e cila është paraqitur nga shtyllat elektrike që gjenden në këtë pjesë të kësaj rruge.

Ai edhe një herë u zotua se nuk do të ketë prolongim të realizimit të projekteve dhe se nuk do të ndalet asnjë projekt.

“Sot jam këtu së bashku me kryetarin e komunës që t’ju themi qytetarëve se ka kaluar koha e stërzgjatjeve të projekteve. Ka kaluar koha e individëve, të caktuar që për interesa individuale kanë zhvilluar projekte. Kjo rrugë do t’ju shërbej të gjithë qytetarëve pa dallime dhe këtu jam me gjithë mbështetjen e stafit tim, profesional që ky segment rrugor të përfundojë në fund të këtij viti”, ka thënë ministri Lekaj.

Ministri Lekaj vlerësoi se që nga nesër do të dislokohen shtyllat elektrike të cilat janë në këtë pjesë të rrugës, pasi që është arritur marrëveshja me KEDS-in.

Ndërsa, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri tha se në këtë pjesë të rrugës janë edhe 78 shtylla, të cilat duhet të eliminohen nga rruga, pas arritjes së një marrëveshjes me KEDS-in që të arrihet asfaltimi i rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat