Zjarr në një kopsht fëmijësh në Prishtinë

Prishtina

Zjarr në një kopsht fëmijësh në Prishtinë

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 16:40
Prishtinë

Një zjarr ka shpërthyer në një kopsht fëmijësh në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Lajmin e konfirmoi Afrim Gashi nga Njësia  e Zjarrfikësve në kryeqytet.

Sipas Gashit, Zjarrfikësit janë informuar për një zjarr që ka shpërthyer në ora 15:16 në brendi të kopshtit “Shkronjat”, që gjendet në lagjen “Arbëria”.

Po ashtu, incidentin e ka konfirmuar për Kallxo dhe Arbenita Basha, drejtoreshë e kopshtit “Shkronjat”

Sipas Bashës, në fikjen e zjarrit kanë reaguar edhe stafi i kopshtit, i cili, sipas saj, ka qenë i trajnuar për situata të tilla.

Zjarri është shkaktuar nga kabllot e rrymës elektrike, te kutia e siguresave.

Zyrtari i Zjarrfikësve tha se fëmijët dhe personeli i kopshtit janë evakuuar me kohë dhe se askush nuk është lënduar. Këtë e konfirmoi edhe drejtoresha e çerdhes.

Zjarrfikësit janë kthyer në bazën e tyre.

Ndërkohë, në fotografitë që i ka dërguar një qytetar shihet ekipi i Zjarrfikësve me mjetet e tyre për fikjen e zjarrit në oborrin e kopshtit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat