Policia jep detaje për zjarrin në çerdhen në Prishtinë

Prishtina

Policia jep detaje për zjarrin në çerdhen në Prishtinë

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 17:47
“Shkronjat” në lagjen Arbëria

Sot në çerdhen “Shkronjat” në lagjen Arbëria në Prishtinë ka shpërthyer një zjarr ku arsyet e zjarrit ende nuk dihen.

Policia ka konfirmuar se zjarri ka ndodhur sot rreth orës 15:30.

“Rreth ores15:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Arbëria. Në vendngjarje ka dalë policia dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar menjëherë, nuk raportohet për te lënduar”, ka thënë për Insajderin Flora Ahmeti zëdhënëse në policinë e Kosovës.

Në vend ngjarje po ashtu kanë dal edhe zjarrfikësit ndërsa drejtoresha e çerdhes ka treguar se fëmijët dhe personeli i kopshtit janë evakuuar me kohë dhe se askush nuk është lënduar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat