Vllahiu: Erdha me çizme të përlyera, ndoshta duhet me ja dhënë kryetarit me i la

Prishtina

Vllahiu: Erdha me çizme të përlyera, ndoshta duhet me ja dhënë kryetarit me i la

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 20:27
Arbër Vllahiu

Në kuadër të emisionit "Debat Pernime" u shpalosën plan programet e kandidatëve për kryetar të Prishtinës Arbër Vllahiu kandidat nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se Prishtina ka probleme të shumta duke filluar që nga infrastruktura, më pas përmendi çështjen e ujit, për të cilën tha se shumica e qytetarëve ende nuk kanë ujë 24 orë.

Vllahiu u ndal edhe tek zhvillimi ekonomik dhe tha se do të krijohet një këshill zhvillimor ekonomik për Prishtinën.

Vllahiu po ashtu tha se e ka planifikuar zhvillimin rural duke e përfshirë çdo pjesë të Prishtinës. Kandidati i AAK-së premtoi edhe ndërtim e shpejtë të 15 shkollave në Prishtinë, si dhe premtoi se do të ketë ndërtime të çerdheve të reja në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat