Shpend Ahmeti ia kthen Vllahiut, i cili erdhi me çizme në emision

Prishtina

Shpend Ahmeti ia kthen Vllahiut, i cili erdhi me çizme në emision

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 20:29
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe kandidati në zgjedhjet lokale i Lëvizjes Vetëvendosjes ka ironizuar me kundër kandidatin e tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai pasi përmendi disa prej çështjeve që konsideron që janë sukses në qeverisjen e tij aktuale.

Me këtë rast, ai i është drejtuar Vllahiut duke thënë se i kërkon falje që nuk ia kanë fshirë këpucët qeverisë.

“Është vështirë me fol dy minuta për 100 zotime. Te na rentgenat punojnë në QKUK s’punojnë  shpesh.  Kërkoj falje hala se kemi ofru shërbimin me ja pastru këpucat qeverisë”, tha Ahmeti pasi më herët Vllahiu e kishte ngacmuar Ahmetin duke i thënë se ka ardhur me çizme në debat shkaku i baltës.

Vllahiu është në të njëjtën kohë edhe zëdhënës i qeverisë.

Në debat po marrin pjesë Arban Abrashi (LDK), Arbër Vllahiu (AAK), Avni Çakmaku (Fjala), Lirak Çelaj (PDK), Rifat Deri (Alternativa), Selim Pacolli (AKR) dhe Shpend Ahmeti (VV).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat