Gruaja e Shpend Ahmeti refuzon intervistën, sepse nuk i pëlqen kjo gjë e Jeta Xharrës

Prishtina

Gruaja e Shpend Ahmeti refuzon intervistën, sepse nuk i pëlqen kjo gjë e Jeta Xharrës

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 20:44
Gruaja e Shpend Ahmetit

Kryetari aktual dhe kandidat për kryetar të Prishtinës edhe për një mandat, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur pse gruaja e tij nuk ka pranuar të marrë pjesë në emisionin “Debati Përnime”.

Ahmeti tha se gruaja e tij nuk pranoi të jetë pjesë e emisionit, meqë nuk i pëlqen politika e gazetares, Jeta Xharra.

“Gruaja ime nuk ka pranuar, pasi nuk i pëlqen politika jote. Ajo nuk do të prezantohet vetëm si gruaja ime në shtëpi”, tha Ahmeti.

Më pas, gazetarja Jeta Xharra i tha Ahmeti se do të mund të shkonin ta intervistonin edhe në zyrë, nëse ajo do të pranonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat