Abrashi: Do ta ulim tatimin në pronë

Prishtina

Abrashi: Do ta ulim tatimin në pronë

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 21:11
Arban Abrashi

"Një numër i madh i bizneseve mendojnë të largohen nga Prishtina shkaku i tatimit të lart mbi pronë" Arban Abrashi, kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës, ka shpalosur programin për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në emisionin #DebatPernime të moderuar nga Jeta Xharra. Ai tha se kanë paraparë disa shtylla të cilat përbëjnë një Prishtinë të re.

“Ka një sërë masash, qoftë të buta qoftë investime kapitale duke filluar me fondin e punësimit i cili prek një numër të madh të rinjve dhe fuqizon punësimin e të rinjve qoftë përmes masave aktive të tregut të punës, granteve, fuqizimin e grave në ndërmarrësi, por gjithashtu edhe krijimin e zonave ekonomike përgjatë Fushë Kosovës, rrugës për Podujevë dhe zonën e Bërnicës” tha Abrashi.

Ai shtoi se shqetësimi tjetër që do të prekin në muajt e parë të qeverisjes është ulja e tatimit në pronë. “Rritja e tatimit në pronë që ka ndodh në vitet e fundit nuk është kthyer në investime për ata banorë dhe kjo po shkakton dëme si për familje dhe biznese. Janë një numër i madh i bizneseve të cilët mendojnë të largohen nga Prishtina shkaku i tatimit të lart mbi pronë” tha Abrashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat