Publiku i PDK-së ia ndërpreu fjalën Shpend Ahmetit, por ja si iu përgjigj ai atyre

Prishtina

Publiku i PDK-së ia ndërpreu fjalën Shpend Ahmetit, por ja si iu përgjigj ai atyre

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 23:12
Shpend Ahmeti

Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili sërish i ka hyrë garës për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 22 tetorit, është pënguar disa herë radhazi nga një pjesë e publikut që kishte marrë pjesë në emisionin “Debat Përnime” të transmetuar në RTV21.

Pjesa e publikut që kishte ardhur për ta mbështetur kandidatin e PDK-së Lirak Çelaj, ia ndërpreu fjalën Ahmetit duke ia përmendur aferën e tij në jahtin e biznismenit nga Peja Blerim Devolli, duke brohoritur “Coca Cola zero”.

Brohoritmet e tyre nuk janë ndalur as kur ka marrë fjalën kandidati të cilin kishin ardhur për ta përkrahur Çelaj.

Pavarësisht pengesave që ia bën Ahmetit, ai vendosi që atyre t’iu përgjigjet me dashuri.

Më poshtë mund të shihni mënyrën se si është përgjigjur Shpend Ahmeti:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat