Ahmeti shpalos planin për Mobilitetin

Prishtina

Ahmeti shpalos planin për Mobilitetin

Nga: A.M. Më: 29 shtator 2017 Në ora: 13:59
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat si kryetar i kryeqytetit ka publikuar planin e tij për Mobilitet.

Sipas Ahmetit këto përshihen katër plane si  vazhdimin e reformës së transportit publik, rrjetit primar të shtigjeve të biçikletave, shtimin e hapësirave për këmbësorë si dhe zgjidhjen e parkingjeve.

Postimi i plotë:

Në mandatin e dytë vazhdojmë me planin e Mobilitetit që përfshin:
1. Vazhdimin e reformës së transportit publik përmes: 
- autobusëve të tjerë të ri
- kontratave të reja me operatorët privatë
- biletave të integruara (një biletë për krejt autobusët)
- linjave të reja
2. Rrjetit primar të shtigjeve të biçikletave
3. Shtimin e hapësirave për këmbesorë
4. Zgjidhjen e parkigjeve me Prishtina Parking, ku prioritet i jepet parkingjeve të lagjeve.
Të gjitha këto janë të parapara me planin që do të prezantohet këto dite në detaje dhe do të implementohet në mandatin e dytë.
#jepikrahëPrishtinës #10

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat