Abrashi: Pastërtia e qytetit nuk është luks, ajo është obligim i secilit prej nesh

Prishtina

Abrashi: Pastërtia e qytetit nuk është luks, ajo është obligim i secilit prej nesh

Nga: A.M. Më: 29 shtator 2017 Në ora: 14:48
Arban Abrashi ne lagjen Dardania

Kandidati për Komunë të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi ka vizituar sot lagjen Dardania.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se po ndihem jashtëzakonisht keq që qytetarët e Kryeqytetit, në vitin 2017 duhet të përballen me papastërtinë.               

Postimi i plotë:

Imazhet e shëmtuara të Prishtinës nuk kanë të ndalur.

Sot, hasa në një tjetër lagje të ndotur, në Dardani. Po ndihem jashtëzakonisht keq që qytetarët e Kryeqytetit, në vitin 2017 duhet të përballen me probleme të tilla. Pastërtia e qytetit nuk është luks, ajo është përditshmëri, obligim i secilit prej nesh. Ajo reflekton në shëndetin tonë dhe të fëmijeve tanë.

#LidhjapërPrishtinënepastër

#47

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat