Abrashi: Puna e parë e imja trajtimi i qenve endacakë

Prishtina

Abrashi: Puna e parë e imja trajtimi i qenve endacakë

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 13:16
Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga LDK-ja Arban Abrashi

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga LDK-ja Arban Abrashi, ka shpalosur sot programin për Lagjen e Muhaxherëve në Parkun e Qytetit që gjendet në afërsi të kësaj lagjeje.

Trajtimi i qenve endacak, do të jetë prioriteti i parë i Abrashit në rast se zgjidhet kryetar i Prishtinës.

Kandidati i LDK-së është  zotuar se do të ndërtojë çerdhe në këtë lagje, fasadim të  ndërtesave, intervenimi në kulme, mirëmbajtje të ashensorëve,etj.

Abrashi: Do t'i trajtojmë qenët endacak

“Fasadimi i ndërtesave dhe intervenimi i kulmeve të  ndërtesave në Aktash, zgjidhja e problemit  për banorë për parkingje si dhe rregullimi i ashensorëve për këta banorë. ...Kemi vërejtur se ‘Lagjja e Muhaxherëve’ po e humb identitetin e vet për shkak të ndërtimeve dhe kam kërkuar të ruhet një pjesë e identitetit të lagjes.  Lokalet në hyrje të lagjes tek Ministria e Arsimit të cilat tani shërbejnë një numër të madh të zejtarëve  të rinovohen. Do të intervenojmë në rrugicat dhe rrugët e lagjes .Trajtimi i qenve endacak tërë Prishtinën sikurse në Lagjen e Muhaxherëve do të jetë një prej prioriteteve  tona të para në ditët e para të qeverisjes. Do të gjejmë forma të përkrahjes së klubit futbollistik të Besëlidhjes dhe këtë e premtoj. Kopshti për fëmijë do të jetë pjesë e premtimit tonë për lagjen e Muhaxherëve”, tha Abrashi.

Banorët e lagjes kërkuan nga Abrashi që të dinë se është në plan që lagjja të furnizohet me ngrohje qendrore dhe kërkuan ndërtimin e një tualeti në Parkun e Qytetit.

Banori: Kemi nevojë për tualet në Park

“Arsyeja e parë është për shkak të higjienës , se shpesh na ndodh vijmë në park po kundërmojmë erë të pakëndueshme . Arsyeja dytë sipas meje me hapjen e një banje publike mund të punësohen 2 apo 3 veta”, tha ky banor.

Ndërsa, Abrashi i tha se kjo është arsyeja që po mban  takime të tilla nga edhe po informohet për kërkesat e tyre.

Abrashi: Ndër investimet e përmendura do të ketë edhe ndërtim të tualetit

“E jona është që të bëjmë investime në fushën e zgjerimit. Muhaxherët një pjesë e Bregut të Diellit, një pjesë e lagjes Kalabria dhe një pjesë e Ulpianës janë pjesë ku do të zgjerohet rrjeti në dy vitet e ardhshme. Çdo ditë po mësojmë se duhet bërë diçka të re projektet dalin. Në pjesën e investimeve në park , kemi përmend numër të madh të investimeve ndër kohë ka qenë edhe pjesa e banjos”, tha Abrashi.

Pas prezantimit kandidati i LDK-së i ka ftuar banorët për një kafe, por jo në kafiteri po afër së veturës së ekipit ku ishte vendosur një aparat kafeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat