Çelaj: Kungjat e Shpendit, më shumë e bllokuan se sa e çbllokuan trafikun

Prishtina

Çelaj: Kungjat e Shpendit, më shumë e bllokuan se sa e çbllokuan trafikun

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 11:42
Lirak Çelaj

Pretendenti i PDK-së për Kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj ka prezantuar projektin e tij për rregullimin e trafikut në komunikacion.

Në fushatën e sotme zgjedhore ai ka thënë se do sigurojë edhe vende të mjaftueshme për parkingje, megjithatë ai ka hedhur dhe disa akuza në drejtim të kundërkandidatit të tij nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

”Kungjat e Shpendit e kanë bllokuar më shumë trafikun se sa e kanë çbllokuar”, është shprehur Çelaj,.

Tutje Çelaj në prezantimin e ofertave të tij është zotuar se do të ndërtojë edhe nënkalime e mbikalime për këmbësor, pasi sipas tij këmbësorët do të jenë prioritet.

Ai ka premtuar po ashtu se do të ndërtohen edhe shtigje të biçikletave teksa ka shtuar se edhe në qendër të qytetit ka hapësirë për shtigje të tilla por qeverisja aktuale nuk ka marrë dicka të tillë parasyshë asnjëherë.

Kandidati i PDK-së për Prishtinën po ashtu ka premtuar se nëse merr besimin e qytetarëve, në mandatin e tij qeverisës do të bëhen edhe shtigje vetëm për autobusë ku është zotuar se do të ketë edhe bileta të integruar për udhëtarë.

Çelaj po ashtu ka thënë se në mandatin e ardhshëm qeverisës si i pari i kryeqytetit do të ketë edhe taksa hyrëse për në qendër, duke iu referuar veturave hyrëse në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat