Abrashi zotohet se për një vit do t’i zgjidhë problemet me urbanizmin në Prishtinë

Prishtina

Abrashi zotohet se për një vit do t’i zgjidhë problemet me urbanizmin në Prishtinë

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 20:42
Fushata e LDK-së

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë të hënën, gjatë një vizite në Lagjen “Velania”, se pas fitores në zgjedhjet e 22 tetorit, brenda një viti do t'i zgjidhë problemet e urbanizmit në Prishtinë.

“Kërkesat e qytetarëve nuk janë të mëdha, pasi kanë të bëjnë me mirëmbajtje të rrugëve, parqeve, me qentë endacakë, me sistemet e kanalizimit. Ne kemi plane konkrete për këto probleme, ndërsa mendojmë ta zgjerojmë edhe ngrohjen qendrore për këtë pjesë, pastaj të shikojmë zgjidhjen e çështjet e ashensorëve“, ka thënë Abrashi.

Kandidati i LDK-së për Prishtinën ka thënë se infrastruktura në “Velani” ka degraduar.

Ndriçimi publik po ashtu ka qenë brengë e qytetarëve, për të cilën Abrashi ka premtuar zgjidhje. Ai ka shtuar se do të ndërtohen edhe parkingje nëntokësore, pasi një gjë e tillë e lehtëson edhe relievin e kësaj pjese të kryeqytetit.

Ndërsa, kandidati i LDK-së për asamblist, Naser Gashi ka kërkuar votën e qytetarëve për këtë subjekt, duke u zotuar në realizimin e premtimeve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat