Abrashi dakordohet me taksistët për vendparkingje dhe miratim të rregullores

Prishtina

Abrashi dakordohet me taksistët për vendparkingje dhe miratim të rregullores

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 21:28
Arban Abrashi takim me Taksistët

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, i ka quajtur të hënën shumë lehtë të realizueshme kërkesat e taksistëve të Prishtinë për hartimin e Rregullores që buron nga Ligji për Transportin Rrugor dhe krijimin e vendparkingjeve për ata që e ushtrojnë këtë veprimtari.

“Kërkesat e Shoqatës së Taksistëve janë shumë modeste dhe lehtë të realizueshme, nëse ka vullnet politik. Ata po kërkojnë nga komuna që konform Ligjit për Transporti Rrugor të miratohet Rregullorja. Kjo kërkesë do të realizohet në ditët e para të mandatit tonë. Taksistët po kërkojnë vendparkigje dhe kjo është çështje prioritare e programit tonë”, ka thënë Abrashi.

Ai ka shtuar se së bashku me kompanitë e autotaksive kanë një ide për largimin e autotaksistëve ilegalë, duke u mundësuar atyre punësimin në kompanitë e taksive legale.

“Të gjithë taksistët i shoh si bashkëpunëtorë të zgjidhjes së problemit të komunikacionit dhe transportit në Prishtinë”, ka thënë Abrashi.

Erdin Rexhepi, Kryetar i Shoqatës së Taksive të Prishtinës, ka thënë se kompanitë e taksive në Prishtinë kanë 350 leje, ndërsa komuna ke caktuar vetëm 164 parkingje, që i bie se gjysma e taksive nuk ka vende për parkim.

Agim Salihu, përfaqësues juridik i Shoqatës së Taksive, ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk po e aplikon Ligji për Transportin Rrugor, sepse nuk e ka nxjerr asnjë akt të brendshëm me të cilën do t'i rregullonte çështjet që kanë të bëjnë me transportin rrugor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat