Pacolli premton zhvillim ekonomik dhe jetë më cilësore në Kodrën e Trimave

Prishtina

Pacolli premton zhvillim ekonomik dhe jetë më cilësore në Kodrën e Trimave

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 22:45
Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli ka premtuar se do ta ndryshojë rrënjësisht cilësinë e jetesës dhe perspektiven për të rinjtë në Kodrën e Trimave, po ashtu ka premtuars e të ndërtojë shkollën e mesme.

“Kodra e Trimave ka nevojë për zhvillim të ekonomisë dhe infrastrukturës. Por ndryshimi po vjen. Ne do ta ndryshojmë rrënjësisht cilësinë e jetësës dhe përspektivën për të rinjtë. Nuk do të lejojmë që në këtë zonë të mungojë shkolla e mesme, shërbimet publike, apo urbanizimi që në këtë lagje është lënë pas dore. Prandaj, Prishtinës i duhet një menaxher që vepron, në vend të politikanëve që vetëm flasin”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat