Abrashi merr përkrahje masive nga banorët e lagjes Velania

Prishtina

Abrashi merr përkrahje masive nga banorët e lagjes Velania

Nga: B.S Më: 3 tetor 2017 Në ora: 14:43
Arban Abrashi mbrëmë ka vizituar lagjen Velania

Arban Abrashi mbrëmë ka vizituar lagjen Velania, ku është pritur nga qindra qytetar. Abrashi është njoftuar  rreth problemeve me të cilat ballafaqohen banorët e asaj pjese, sic është mungesa e transportit publik.

Po ashtu, qytetarët kërkuan nga Abrashi më shumë vëmendje pas fitores së zgjedhjeve të 22 tetorit. Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi në bashkëbisedimin me qytetar të lagjes Velania u tregoi banoreve se dera e komunës për ta do të jetë gjithmonë e hapur, derisa shtoi se me problemet e lagjes do të merret shumë seriozisht.

Një problem tjetër, i banorëve të kësaj lagje është  përkthimi i pronave, ku z. Abrashi ju tha banoreve se me problemin e pronave do të merret qysh nga dita e parë e punës së tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat