Selim Pacolli: Do të jem besnik ndaj votuesve

Prishtina

Selim Pacolli: Do të jem besnik ndaj votuesve

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 18:13
Selim Pacolli

(E plotësuar) - Kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka shpalosur platformën e tij qeverisëse për katër vitet e ardhshme, dhe kandidatët për asamblistë për kuvendin komunal të kryeqytetit.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se Prishtina është e degraduar dhe e ndërtuar pa vizion, andaj duhet një vizion për ndërtimin e saj.

Ai këshilloi Selim Pacollin se nëse dëshiron të lë shenjë si një kryetar i mirë duhet ta zhvendosë objektin e Universitetit të Prishtinës në një hapësirë më të përshtatshme për studentët.

Pacolli: Selimi duhet ta zhvendosë UP-në

“Selimi nëse donë të lenë shenja se ai ka qenë kryetar i mirë i Prishtinës duhet të bëjë që ta zhvendosë Universitetin e Prishtinës. Unë kam pyetur si bëhet kjo, ne kemi ardhur në konkludim se Universiteti i Prishtinës mund të spostohet në një vend tjetër duke mos i kushtuar asnjë gjë as buxhetit qendror, as buxhetit të komunës, vetëm duhet të krijohet një konstrukt financiar, i cili është i arsyeshëm”, tha ai.

Ndërkaq, në hapësirën e UP-së Pacolli parasheh ndërtimin e parkingjeve dhe një qendre pa muri, e cila do të jetë pa paragjykime fetare.

Pjesë e programit qeverisës të Selim  Pacollit janë edhe  autobusët ekologjike, të cilët do ta ruajnë mjedisin e Prishtinës, derisa Behgjet Pacolli u zotua se fondet për këtë çështje nuk mungojnë.

I pari i AKR-së tha se në qeverisjen e Selimit qyteti do të ketë një pamje tjetër duke intervenuar në fasadat e ndërtesave.

Kreu i AKR-së i ka bërë thirrje kandidatit për kryetar të Prishtinës që ta zhvillojë programin e tij për Prishtinën e re pasi që e ka një shans të tillë.

Pacolli: Zhvilloje programin tënd  drejt Prishtinës së re

“Zhvilloje programin tënd drejtë Prishtinë së Re, drejt Suteskës, anën e majtë të liqenit të Badovcit me 20 vitet e ardhshme ndërtoje qytetin prej Suteskës deri në Kolovicë dhe fute parkun e Gërmisë në qendër të Prishtinës, dhe do ta kesh parkun më të madh natyror në botë që një qytet mund ta ketë, prandaj bëje Prishtinën të njohur për këtë e ke shansin”, tha ai.

Ndërkaq, pretendenti për të parin e Prishtinës, Selim Pacolli tha se do të qëndrojë besnik ndaj qytetarëve dhe votuesve të Prishtinës duke e implementuar planin qeverisës me përpikëri.

Pacolli foli edhe për pensionistët për të cilët tha se do ta kenë mbështetjen e tij në çdo aspekt.

Pacolli: Do jem besnik ndaj votuesve

“Unë do të jem besnik i të gjithë qytetarëve dhe gjithë votuesve tonë se do t’i implementoj me përpikëri dhe me besnikëri të gjitha to të cilat ju i paraqitët sot dhe unë i kisha të shkruar në letër. Unë ju garantoj asaj kategori të shoqërisë sonë se do të jem krah tyre në çdo moment, do t’i ndjek në çdo nevojë të cilët ata kanë nevojë për ne dhe iu bëj thirrje të gjitha gjeneratave të reja që të shtrijmë dorën nga ta, jo dorën e mëshirës, por të shtrijmë dorën e ndihmës, sepse ata kanë nevojë për ne më shumë se sa kurrë”, tha ai.

Pacolli bëri të ditur se hapësira se ku ndodhet qeveria do të lirohet për të ndërtuar një objekt për pensionistët, me qëllim të plotësimit të nevojave të tyre.

Pacolli shpalos programin për Prishtinën

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, po shpalos programin e tij politik.

Ky tubim po mbahet në Pallatin e Rinisë, ku përveç Pacolit pritet të flasin edhe përfaqësues tjerë të AKR-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat