Ahmeti: Pallati i Rinisë do t’i takojë Prishtinës

Prishtina

Ahmeti: Pallati i Rinisë do t’i takojë Prishtinës

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 12:56
Shpend Ahmeti bashkë me kolegë të tij vizituan basketbollistet e klubit “KB Prishtina” gjatë stërvitjeve të tyre, si dhe futbollistët e klubit të futsallit “FC Prishtina Futsal”.

Mbrëmë, Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me kolegë të tij vizituan basketbollistet e klubit “KB Prishtina” gjatë stërvitjeve të tyre, si dhe futbollistët e klubit të futsallit “FC Prishtina Futsal”.

Për mandatin e radhës, një nga prioritet tona është shtimi i terreneve sportive, terrene këto që do t'iu shërbenin të gjitha klubeve për aktivitetet e tyre. Angazhimi jonë është drejt rikthimit të Pallatit të Rinisë nën pronësinë e Komunës, ku më pas do të mund të investonim në të dhe të krijonim kushte shumë më të favorshme për klubet sportive.

Përgjatë këtyre vizitave, Ahmetit iu dhurua një dres i KB Prishtinës, si dhe një orë muri me logo të klubit të futsallit Prishtina. “Ta bëmë këtë dhuratë, se po punon si sahat”, thanë drejtuesit e klubit të futsallit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat