Selim Pacolli zotohet për shërbimet publike cilësore në Prishtinë

Prishtina

Selim Pacolli zotohet për shërbimet publike cilësore në Prishtinë

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 14:57
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli, gjatë vizitës që i bëri kompanisë “Pastrimi”

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli, gjatë vizitës që i bëri kompanisë “Pastrimi”, u zotua se në mandatin e tij do të ndryshojë rrënjësisht efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve publike.

Në takimin me drejtuesin e kësaj kompanie, Pacolli u informua për së afërmi me sfidat dhe problemet me të cilat po përballet kjo kompani publike, por sipas Pacollit përgjegjësia për këtë gjendje bile mbi të gjithë ata që nuk po bëjnë asgjë që qytetarët të marrin shërbime cilësore.

Pacolli me këtë rast shpalosi një pjesë të programit të tij, ku pastrimi i qytetit parashihet të bëhet përmes ndërtimit të impiantit që do të nxisë riciklimin e mbeturinave dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.

Po ashtu, sipas Pacollit ky projekt dhe largimi i mbeturinave do t’i kontribuojnë largimit të qenve endacakë që frekuentojnë zonat me mbeturina.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat