Selim Pacolli: Zjarrfikësit duhet të përkrahen, ky është plani im për ata

Prishtina

Selim Pacolli: Zjarrfikësit duhet të përkrahen, ky është plani im për ata

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 16:23
Pamje nga vizita e Pacollit

Në vizitën që u bëri sot zjarrfikësve, kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli premtoi se në mandatin e tij do të angazhohet në zgjerimin e kapaciteteve të operimit.

Ai tha se ndonëse zjarrfikësit bëjnë një punë të rrezikshme dhe fisnike, ata janë anashkaluar për një kohë të gjatë.

Pacolli shpalosi programin e tij ku parasheh zgjerimin e kontingjentit të zjarrfikësve dhe përmirësimin e infrastrukturës ku janë të stacionuar.

Ai tha se tashmë ka identifikuar vendet evropiane, ku zjarrfikësit e Prishtinës do të mund të kryejnë trajnime të avancuara si dhe shprehu keqardhje që sot në Prishtinë nuk mendohet shumë për rastet e intervenimeve emergjente.

“Është për keqardhje që në ndërtimin e infrastrukturës së qytetit, nuk mendohet për shërbimet emergjente, e për pasojë shpesh mungesë të qasjes së zjarrfikësve ku kërkohet intervenim i tyre i shpejtë,” tha Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat