Ahmeti: Mandati i dytë i plotë, me Kuvend Komunal

Prishtina

Ahmeti: Mandati i dytë i plotë, me Kuvend Komunal

Nga: B.S Më: 4 tetor 2017 Në ora: 21:48
Pamje nga tubimi

Qindra qytetarë të Kodrës së Trimave u mblodhën sot në përkrahje të Kryetarit Shpend Ahmeti dhe VETËVENDOSJE!-s për mandatin e radhës në Komunën e Prishtinës.

Në këtë tubim, Kryetari Shpend Ahmeti tha se VETËVENDOSJE! po rritet hovshëm, dhe tashmë fitorja jonë është e padiskutueshme. “Kjo rritje është shenj e mirë për Kosovën në përgjithësi dhe për Prishtinën në veçanti. Mandatin e dytë do ta kemi mandat të plotë - me fitore të thellë, dhe me Kuvend Komunal. Do të punojmë në vazhdimësi bashkë me të gjithë qytetarët e Prishtinës, për ta zhvilluar qytetit dhe për t’i shtrirë shërbimet tona njësoj në çdo lagje", theksoi Ahmeti.

Deputeti Glauk Konjufca në fjalën e tij të rastit tha se qeverisja e VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë i ka dhënë fund spekulimeve të kundërshtarëve për mënyrën se si qeverisim ne. “Ata shpifnin për ne, sepse i frikësoheshin qeverisjes sonë. I frikësoheshin, sepse e dini shumë mirë që në momentin kur VETËVENDOSJE!-s i jepet rasti ta tregojë veten, do të pamundësohet kthimi prapa, dhe nuk do të mund të na ndalin më. E uroj Shpendin për mandatin e dytë, e kësaj radhe bashkë me shumicën në Kuvend Komunal”, tha ndër të tjera Konjufca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat