Ahmeti: Kemi arritur ta rrisim ndihmën financiare për bujqitë në 1 milionë e 500 mijë euro në vit

Prishtina

Ahmeti: Kemi arritur ta rrisim ndihmën financiare për bujqitë në 1 milionë e 500 mijë euro në vit

Nga: Bota sot Më: 5 tetor 2017 Në ora: 11:25
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar investimet e kryeqytetit në zonat rurale.

Ahmeti, kandidat edhe për një mandat për Prishtinën nga radhët e VV-së, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, kanë krijuar drejtorinë e bujqësisë, në mënyrë që t’iu ndihmojë bujqëve të Prishtinës, përmes subvencioneve dhe granteve.

Sipas Ahmetit, me hapa konkret kanë arriur ta rrisin ndihmën financiare për bujqit në 1 milionë e 500 mijë euro në vit.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Komuna e Prishtinës, 90 për qind të sipërfaqes së vet e ka zonë rurale. Gjatë 4 viteve të kaluara e kemi krijuar Drejtorinë e Bujqësisë, në mënyrë që të mund t’iu ndihmojmë sa më shumë bujqve të Prishtinës, përmes subvencioneve dhe granteve.

Dje, bashkë me kolegë vizitova disa nga serat ku shihet rezultati konkret i ndihmës së Komunës ndaj bujqve, me qëllim që të rritet sa më shumë prodhimi dhe cilësia e prodhimeve tona.

“Një pjesë e madhe e tokës në Prishtinë, është e kategorisë A. Këto produkte, përmes tregut të prodhimeve vendore, arrijnë deri tek qytetarët që janë të interesuar t’i blejnë ato. Para një viti e gjysmë kemi nënshkruar kontratë me qeverinë austriake dhe agjension zhvillimore austriak ADA, për grante për bujqësi. Ne përveç 500 mijë eurove për subvencione, japim edhe 500 mijë euro tjera për grante, si dhe qeveria austriake do t’i japë edhe 500 mijë euro shtesë. Me këta hapa konkret, kemi arritur që ta rrisim ndihmën financiare për bujqit tanë, në 1 milionë e 500 mijë euro në vit”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat