Nesër në kryeqytet performancë kundër ngacmimeve seksuale

Prishtina

Nesër në kryeqytet performancë kundër ngacmimeve seksuale

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 12:19
Ilustrim

Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis në bashkëpunim me Kvinna til Kvina të premten në sheshin “Nëna Terezë”, do të shpalosë një performance rruge si revoltë kundër ngacmimeve seksuale.

Në kuadër të kësaj perfomance artistike do të bashkangjitet një mysafire speciale, aktiviste për të drejtat e grave dhe atlete e njohur nga Suedia, e cila njëherësh e lufton dukurinë e ngacmimit seksual në vendin e saj, Linnéa Claeson, dhe krejt në fund, Claeson do të ndajë eksperiencat e saj duke krijuar një atmosferë interaktive me publikun.

Sipas një komunikate të kësaj qendre, aktoret që do të përforcojnë janë Daniela Markaj, Qendresa Kajtazi, Halime Bici, Diana Markaj, Genta Ramadani, Margarita Ukaj dhe Kosovare Thaqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat