Komuna e Prishtinës sjellë aplikacionin “Trafiku Urban”

Prishtina

Komuna e Prishtinës sjellë aplikacionin “Trafiku Urban”

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 11:43
Komuna e Prishtinës sjellë aplikacionin digjital

(E plotësuar) - Komuna e Prishtinës të premten ka lansuar aplikacionin për trafikun urban, të cilin qytetarët qysh sot mund ta shkarkojnë në telefonat e tyre për t’u njoftuar me kohën e ardhjes së autobusëve në stacionet e trafikut urban.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vlerësuar këtë aplikacion si skelet të trafikut urban, ndërsa ka thënë se në vitin 2018, Komuna e Prishtinës do të ketë edhe kartelat për trafikun urban, përderisa parkingu do të paguhet me SMS, duke eliminuar sa më shumë pagesat ‘cash’ në mënyrë që të eliminohen keqpërdorimet.

Ai tha se në aplikacion janë të përfshirë vetëm autobusët e rinj, përderisa është duke u punuar në kontratat e reja afatgjata me operatorët privat, në mënyrë që të futen edhe ata në sistemin GPS.

Ahmeti: Së shpejti do të kalojmë me kontrata 7-10 vjet

"Ne jemi duke punuar ngushtë që t’i bëjmë kontratat e reja edhe me operatorët privat. Kjo është pjesë e kontratës që kemi me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kontrata ku momentalisht i kanë gjashtë muaj deri në një vit, dhe për atë arsye i kanë autobusët e vjetër. Së shpejti do të kalojmë me kontrata 7-10 vjet, me operatorët privat, në linjat të cilat nuk mund t’i mbulojmë ne me autobusët tonë të ri që i kemi blerë, dhe ata duhet të investojnë edhe në autobusë më të ri dhe duhet t’i fusim në sistemin e GPS. Pra kjo është një bazë e një aplikacioni të trafikut urban, i cili momentalisht në vete ka autobusët e ri, 30-29 të cilët janë jashtë funksionit, por i përcjellë të gjithë ata autobusë në kohë reale”, ka thënë ai.

I pyetur rreth kritikave të Blerim Rexhajt drejt tij, Ahmeti ka thënë se ato kanë ndodhur në cilësinë e një anëtari të PDK-së dhe në kohë fushate.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi ka sqaruar se ky aplikacion mund të shkarkohet në versionin Android dhe IOS, ndërsa përbëhet nga tri faza, me ç’rast sot është prezantuar vetëm faza e parë.

Ai ka thënë se ky projekt krejt çka i ka kushtuar komunës ka qenë blerja e disa pjesëve teknike të cilat kanë kushtuar 900 euro.

Nushi: Nuk do të ketë më bileta

"Kjo është faza e parë, faza e dytë përfshinë edhe njoftimin për qytetarë në stacionet e autobusëve të trafikut urban. Njoftimet se cili autobusë është në radhë për të ardhë dhe në të njëjtën kohë sa minuta do të rrijë ai autobus në stacionin ku qytetari është duke pritur, cila do të jetë forma, atë do t’i vendosim më vonë. Sikurse që është edhe faza përfundimtare e këtij projekti mjaft kompleks që janë pagesat. Pagesat do të jenë në formë digjitale, jo më të shkohet në mes biletave”, ka shpjeguar ai.  

Në këtë projekt janë angazhuar dy studentë, Arianit Pajaziti dhe Rinor Bytyqi, të cilët kanë mundësuar që qytetarët e Prishtinës të kenë mundësi të njoftohen me kohën, vendndodhjen dhe informata të tjera të nevojshme për ta, ndërsa quhet “Trafiku Urban”.

Komuna e Prishtinës sjellë aplikacionin digjital 'Trafiku Urban'

Komuna e Prishtinës të premten ka lansuar aplikacionin për trafikun urban, në vazhdën e digjitalizimit edhe të mëtutjeshëm të shërbimeve, të cilin qytetarët qysh sot mund ta shkarkojnë në telefonat e tyre.

Ky aplikacion do të ofrojë të gjitha të dhënat e nevojshme që qytetarët kanë nevojë të dinë.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se ky është skeleti apo baza e trafikut urban, ndërsa në vitin 2018 komuna e Prishtinës do të ketë edhe kartelat për trafikun urban , ndërsa parkingu do të paguhet me SMS, duke eliminuar sa më shumë pagesat ‘cash’ në mënyrë që të eliminohen keqpërdorimet.

"Keni thënë qe një kohë se autobusët duhet të kenë GPS-in që qytetarët të kenë mundësinë të shohin vendndodhjen e autobusit dhe stacionin më të afërt. Së shpejti do t'i kemi edhe tabelat nëpër stacione, dhe sensorët e ndryshëm që qytetarët të shohin se a ka kaluar autobusi", tha  Ahmeti.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi ka sqaruar se ky aplikacion mund të shkarkohet në versionin Android dhe IOS.

Ai ka thënë se ky projekt krejt çka i ka kushtuar komunës ka qenë blerja e disa pjesëve teknike të cilat kanë kushtuar 900 euro.

"Kjo rrumbullakosin një projekt kompleks duke përfshirë edhe mobilitetin", ka thënë ai.

Në këtë projekt janë angazhuar dy studentë, Arianit Pajaziti dhe Rinor Bytyqi, të cilët kanë mundësuar që qytetarët e Prishtinës të kenë mundësi të njoftohen me kohën, vendndodhjen dhe informata të tjera të nevojshme për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat