Ahmeti komenton miratimin e Projektligjit për Prishtinën

Prishtina

Ahmeti komenton miratimin e Projektligjit për Prishtinën

Nga: A.M. Më: 6 tetor 2017 Në ora: 14:54
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti  ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të miratuar Projektligjin për Prishtinën.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se më në fund qeveria ka proceduar këtë ligj dhe se do të punojnë me deputetet e qeverinë për të arritur rezultate të mira për kryeqytetin.

Postimi i plotë:

Më në fund pas 9 viteve, qeveria e procedon në Kuvend Ligjin për Prishtinën. Do të punojmë me deputetët dhe me qeverinë që rezultati përfundimtar i Ligjit të jetë sa më i mirë për kryeqytetin tonë.

Kujtojmë se tash Ligji duhet të kalojë në dy shqyrtime në Kuvend për të hyrë në fuqi dhe në vete ka katër pika si më kryesore:

1. Buxhetin shtesë ne vlerën prej 4 perqind të grantit të përgjithshëm për komunat
2. Të drejten e themelimit të ndermarrjeve publike komunale pa aprovime shtesë nga qeveria
3. Shendetesine sekondare apo Spitalin e Qytetit dhe
4. Drejtorine e Policise Komunale brenda Policise se Kosoves që do te merret me Prishtinen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat