Ahmeti: Fitorja jonë në Asamble pamundëson bllokimin, garanton zhvillimin

Prishtina

Ahmeti: Fitorja jonë në Asamble pamundëson bllokimin, garanton zhvillimin

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 20:00
Tubimi në Ulpianë

Sot u mbajt tubimi në Ulpianë, me shumë qytetarë mbështetës të VETËVENDOSJE!-s pavarësisht motit të ligë. Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët për Kuvend Komunal nga kjo lagje, si Violetë Kika, Arbër Limani, Drilon Pireva dhe Nol Nushi.

Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti tha para të pranishmëve se mandati i dytë do të jetë i orientuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të qytetit, duke e prekur secilën lagje e secilin fshat. “100 zotimet tona të programit ‘Prishtina, qytet në çdo lagje’, janë zotime që kanë dalë nga takimet e vazhdueshme me qytetarë, nga këshillat dhe kërkesat që i kemi marr nga banorët e Prishtinës. Prioritetet për lagjen Ulpiana janë shkruar nga ju. Përveç tyre, ne tashmë e kemi planin konkret për rregullimin e tregjeve, duke themeluar edhe ndërmarrjen publike për to, ku është përfshirë edhe tregu i Ulpianës. Tregu i lagjes suaj do të rindërtohet, do të jetë treg modern, tërheqës dhe i përshtatshëm edhe për shitësit, edhe për banorët e lagjes”, tha ndër të tjera Ahmeti. Ai kërkoi nga banorët e Ulpianës që të votojnë VETËVENDOSJE!-n, të votojnë kandidatët tanë, ashtu që me shumicë në Kuvendin Komunal ta pamundësojmë bllokimin, e ta shtyjmë përpara zhvillimin e Prishtinës.

Deputeti Glauk Konjufca në fjalën e tij të rastit tha se pushteti i LDK-së në Prishtinë, për 14 vite qeverisi në favor të vetvetes, duke e shkelur qytetarin. “Prandaj u rrëzuan në vitin 2013. Rrëzimi i tyre nuk ishte i rastësishëm. Fitorja e jonë nuk ishte e rastësishme. Ne vendosëm binarë të një qeverisjeje të mirë e të drejtë. Mandati i parë i joni këtu, kishte fokus ndaljen e së keqes. Shpendi me ekipin e tij në Prishtinë e gjetën një korrupsion të paparë. Kurse sot, Prishtina është krejt ndryshe. Prishtina është pa korrupsion, stabile, dhe e gatshme për t’u zhvilluar tutje bashkë me Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, tha ndër të tjera Konjufca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat