Bytyqi u premton të rinjve 30 për qind zbritje në shërbimet publike

Prishtina

Bytyqi u premton të rinjve 30 për qind zbritje në shërbimet publike

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 22:41
Shyqeri Bytyqi

Nisma për Kosovë në takimin elektoral që ka zhvilluar sonte me të rinjtë në Prishtinë, u kanë premtuar kushte më të mira për të bërit biznes si dhe pajisjen e të rinjve me kartela, për të përfituar 30 për qind zbritje në shërbimet publike.

Në takimin ku u prezantuan kandidatët për Asamble Komunale dhe kandidati për kryetar të Prishtinës, Shyqeri Bytyqi, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj u ka dhënë këshilla të rinjve si të edukohen politikisht dhe si të ngritën në aspektin intelektual dhe njerëzor.

Limaj:  Djemtë dhe vajzat e reja, para se të merren me politikë

“Unë mendoj që për djemtë dhe vajzat e reja, para se të merren me politikën e madhe këtë që këta djemtë e rinj tanë e kanë, e duan të mirren menjëherë me politiken e madhe me vendim të madh, si këto bisedimet Kosovë-Serbi që po bëhen. Është edukimi, është edukimi politik, edukimi njerëzor, komunikimi, jeta sociale, aftësia për ta dëgjuar tjetrin, me mësu me kritiku e mos të prishet fytyra, të pranoje kritiken si mësim, si mundësi, për t’u korrigjuar në vetvete, aftësia për të dëgjuar deri në fund mendimin që nuk pajtohesh”, tha Limaj.

Kandidati i Nismës për kryetar të Prishtinës, Shyqiri Bytyqi ka theksuar se zotimi i tyre çdo tre fshatra do ta kenë një qendër rinore. Ai po ashtu premtoi se edhe Prishtinë po ashtu do të ketë qendër rinore.

Bytyqi: Ne për të rinj do të krijojmë edhe lehtësira

“Përveç kësaj ne si politikë social-demokrate, pasi që jemi e kësaj fryme, ne për të rinj do të krijojmë edhe lehtësira, çdo i ri i cili është në fazën e studimeve në Prishtinë, do të pajiset me kartelën të cilat shërbimet publike do t’i marrin me çmime 30% më lirë se sa që janë me çmime të rregullta. Por jo vetëm shërbimet publike, por unë besoj që ne në bashkëpunim me bizneset private që jam i sigurt që do t’ia dalim, që të bisedojmë ë të bëjmë marrëveshje që edhe në bizneset private, të rinjtë tanë, pra studentet tanë të kenë mundësi që të pajisen me produkte të ndryshme, që i duhen të rinjve e ne veçanti të librave që të kenë një çmim 30% më lirë se sa që është vlera e tregut”, u shpreh Bytyqi.

Skënder Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, theksoi se ka ardhur koha për një arsim cilësor në vend, ndërsa shtoi se do t’u krijohen kushte të mira ndërmarrësve të rinj, që biznesin e tyre ta realizojnë pa e pasur dorën te pushteti.

Reçica: T’iu krijojmë kushte bizneseve

“Unë besoj që nuk ka projekt me te rëndësishëm për vendin se sa t’iu krijojmë kushte bizneseve, t’iu krijojmë kushte ndërmarrësve të rinj, që bizneset e tyre, angazhimin e tyre ta realizojmë pa e pasur dorën të pushtetet, apo të ndonjë dore të zgjatur në emër të pushtetit për të penguar në realizmin e projekteve apo të aktiviteteve biznesore tyre”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat