Aktivistët e AKR-së aksion për dhurim të gjakut

Prishtina

Aktivistët e AKR-së aksion për dhurim të gjakut

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 13:13
Aktivistët e AKR-së aksion për dhurim të gjakut

Aktivistë të Aleancës Kosova e Re sot kanë dhuruar gjak për nevojtarët. Bashkë me aktivistët e AKR-së në Entin e Transfuzionit të Gjakut ishte edhe kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës Selim Pacolli.

Ai tha me këtë rast se dhurimi i gjakut është një gjest i shenjtë kur dihet se në Kosovë ka nevojë për gjak. Pacolli përmendi në veçanti rastet që po ndodhin në komunikacion e sipas tij janë shqetësuese.

Pacolli: Të shpëtosh një jetë është të shpëtosh një popull

“Janë pikërisht kushtet e rënda në komunikacionin në Prishtinë, amortizimi i rrugëve, sinjalizimi i rrugëve, shenjëzimi i duhur nëpër rrugët e Prishtinës që janë si shkaktar kryesor i aksidenteve në komunikacion. Unë besoj që  së shpejti do të zgjidhet tollovia në komunikacion. Të shpëtosh një jetë është të shpëtosh një popull.

Dhurimin e gjakut nga aktivistët e AKR-së e ka përshëndetur mjekja e Entit të Transfuzionit Safete Maliqi-Qorrmehmeti. Ajo tha se kanë mungesë të grupeve të gjakut.

 Maliqi-Qorrmehmeti: Është momenti i duhur për t’u ndihmuar të tjerëve

“Falënderoj AKR-në për iniciativën për dhurim të gjakut, është momenti I duhur për t’i ndihmuar të tjerëve në këtë kohë kishim shumë nevojë për dhurim të gjakut kemi mungesë të grupeve të gjakut dhe i falënderojmë të gjithë që kanë marr këtë iniciativë dhe kanë pas vullnet të mirë që t’iu ndihmojnë të tjerëve”, tha Maliqi-Qorrmehmeti.

Kandidati i AKR-së për Prishtinës fushatën zgjedhore do ta vazhdojë në fshatin Bardhosh të Prishtinës ku do të takohet me banorët e këtij fshati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat