Ndëperja e sotme të rrymës për shkak të punimeve të KOSTT-it

Prishtina

Ndëperja e sotme të rrymës për shkak të punimeve të KOSTT-it

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 14:31
ilustrim

KEDS njofton se ndërperja e sotme e energjisë elektrike në disa lagje të Prishtinës ka ndodhur për shkak të punimeve të KOSTT-it. Me kërkesë të kompanisë në fjalë është dashur të shkycet nënstacioni 110/10 kV Prishtina II. Punimet është dashur të kryhen nga ora 10:00 deri në ora 13:00, por KOSTT nuk ka arritur t’i kryejë punimet brenda afatit të përcaktuar. Prandaj, ndërprerja ka ndodhur më gjatë.

Konkretisht, gjatë kohës së punimeve pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur rrugët:Ibrahim Banushi, Elena Gjika, Shtëpia e Pleqëve, Ilaz Agushi, Blloku i parë i banesave, Gjimnazi, Shkolla Teknike, Kasollat, rr.Haxhi Zeka, rr.Çamëria, rr.Nazim Gafurri, rr.Antigona Fazliu, Enti Statistikor, Dodona, Parku, Banesat Latif Kryeziu, rr.Bajram Curri, rr.1 Tetori, rr.Shaip Kamberi, rr.Robert Gajdiku, rr. 4 Llullat, pjesa afër Ilirisë, rr. Gustav Majer, Hotel Ilira, Diletacioni, rr. Sylejman Vokshi, Tuak Bashçja, Vreshtat, Kasollat, Kolovica e Re, Kolovica e Vjetër, Xh.Ibishi, Tophanja, pjesa afër Tjegullores dhe rr.Vushtrrisë, rr.Laberia, rr.Ilirida, Bota Sot, gjimnazi "Gjin Gazulli", Sofalia, Villa Germia, Pishina Gërmia, AUK, Taslixhe, Blloku Banesave, Muzeu, rr. A.Rrustemi, Varret e Jahudive, Rezervoarët, Matiçani dhe Zllatari, Velania, Rezervoari, rr.Norbert Jokl, Parlamenti i Kosovës, një pjesë e rruga B dhe një pjesë e Matit 1.

Për shkak të punimeve t ë KOSTT-it ka pasur ndërprerje sot edhe në Komunën e Klinës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat