Ky është plani i Abrashit për Matiqanin

Prishtina

Ky është plani i Abrashit për Matiqanin

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 16:44
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka zhvilluar një takim me qytetarët e lagjes Matiqan.

Abrashi përmes një postimi në Facebook, ka treguar planet e tij që ka për këtë lagje, nëse zgjidhet kryetar.

“Sapo shpalosëm programin për Matiqanin. Rruga A, Plani rregullues, ujësjellësi, ulja e tatimit në pronë, hapësira rekreative, asfaltimi i rrugëve, ndriçimi e shumë tjera”, ka shkruar Abrashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat