Erërat rrëzojnë lisat në “Taukbashqe”

Prishtina

Erërat rrëzojnë lisat në “Taukbashqe”

Nga: Diana Bunjaku Më: 8 tetor 2017 Në ora: 16:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Erërat e forta kanë qenë shkaktarë e këtij lisi të rrëzuar për toke në Parkun Taukbashqe në Prishtinë, në mëngjesin e së dielës, kur për fat të mirë nuk goditi asnjë kalimtarë.

Qytetari Bashkim Pireva i cili kishte dal për të vrapuar në atë kohë tha se kishte mbetur i shokuar me lisin e rrëzuar, pasi siç tha edhe vet, ai çdo ditë vrapon në mëngjes në këtë stazë.

“Të them të drejtën në fillim mendova se dikush i çmendur ka ardhur për ti prerë lisat gjatë natës, por kur u afrova pashë se ishte i rrëzuar, dhe vërtet u ndjeva se keq, sepse ka mundur ta godasë ndonjë fëmijë apo kalimtarë, pasi dihet se këtu vijnë edhe familjarë kjo vetëm atletë e njerëz që e duan vrapin”:, tha Pireva, duke shpresuar që Hortikultura do të bëj punën e duhur.

Ndërsa punëtorët e Hortikulturës të cilit kishin dalur për të larguar lisin nga statza e këmbësorëve, thonë se ky ishte një fat në fatkeqësi, pasi zakonisht në orët e hershme të mëngjesit shumë qytetarë adhurues të vrapit e natyrës ia mësyjnë këtij parku.

N.H., ka thënë për “ Bota Sot” se ata kishin pranuar lajmin në orët e hershme të mëngjesit për këtë lis të rrëzuar, duke kujtuar që shumica e lisave janë aq të vjetër saqë edhe nga frymë e lehtë mund të rrëzohen. Mbesim me shpresë që Komuna e Prishtinës të ndërmarr veprime të shpejtë në këtë pjesë të gjelbëruar të kryeqytetit që të paktën mos të ketë viktima.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat