Qindra banorë të Koliqit në përkrahje të Ahmetit

Prishtina

Qindra banorë të Koliqit në përkrahje të Ahmetit

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 21:11
Fushata e VV-së

Para shumë banorëve të Koliqit që ishin tubuar sonte në mbështetje të VETËVENODSJE!-s sonte folën Nënkryetari i VETËVENDOSJE!-s, Dardan Sejdiu, Deputeti Frashër Krasniqi, si dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. I pranishëm në këtë tubim ishte edhe Drejtori i Investimeve Kapitale, Hysen Durmishi, i cili ishte gjatë gjithë kohës në kontakt me banorët e këtij fshati, me ç’rast kishte orientuar shumë investime infrastrukturore në këtë pjesë.

Kryetari Shpend Ahmeti tha se VETËVENDOSJE! tashmë është subjekti i parë në vend, dhe rritja po vazhdon edhe më tutje, në secilin fshat, në secilën lagje, e në secilën Komunë. “Kjo për shkak se jemi subjekt i drejtë dhe i sinqertë. Nuk japim premtime që s’i bëjmë. Nuk japim premtime sa për votë. Ju tashmë e dini se si qeverisim ne. E dini që qeverisim bashkë me ju. E ruajtëm paranë publike, dhe e orientuam në nevojat e qytetarëve, lagjeve, fshatrave, Komunës. Në mandatin e parë patëm 12 zotime, kurse tash 100. E këto 100 do t’i realizojmë edhe më lehtë, sepse në mandatin e radhës do ta kemi shumicën edhe në Kuvend Komunal”, u shpreh Ahmeti. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat