Siqeva mbështetë Shpend Ahmetin

Prishtina

Siqeva mbështetë Shpend Ahmetin

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 22:42
Në tubimin në fshatin Siqevë, Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti dhe Nënkryetari i Lëvizjes Dardan Sejdiu folën për punën katër vjeçare në Komunën e Prishtinës si dhe për planet për të ardhmen.

Kryetari Ahmeti foli shkurtimisht për projektet e realizuara gjatë katër viteve paraprake në Siqevë, si dhe për projektet e mandatit të radhës që do të bazohen në programin me 100 zotimet e reja. “Ne e gjetëm një Komunë ku sundonte krimi, me secilin sektor të shkatërruar. Ideja jonë fillestare ishte ta ndalim të keqën dhe të nisemi në rrugë të mbarë. Sot në Prishtinë nuk ka korrupsion. Ne nuk jemi pronarë të Komunës, por shërbëtor të qytetarëve. Paratë që i marrim nga ju përmes taksave, ua kthejmë përmes shërbimeve ndaj juve, me orientim të investimeve në nevojat tuaja. Prandaj nuk i ndalim diskutimet dhe bashkëpunimin me qytetarë. Prandaj jemi krenarë me mënyrën tonë të qeverisjes”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Nënkryetari i VETËVENDOSJE!-s, Dardan Sejdiu, falënderoi banorët e Siqevës për përkrahjen e madhe që po na japin, si dhe iu bëri thirrje që të vazhdojnë të angazhohen në të njëjtën formë në të mirë të fshatit dhe Komunës së tyre. “Nuk mund ta lëmë Prishtinën peng të interesave të ngushta partiake. Prandaj na duhet shumica në Kuvend Komunal. Cilindo që zgjedhni nga 56 emrat e listës sonë të kandidatëve për Kuvend Komunal, nuk do të gaboni. Fitorja më 22 tetor në Prishtinë, e bën fituese VETËVENDOSJE!-n në secilën Komunë ku shkon në balotazh”, tha Sejdiu.

Siqeva në qershor të këtij viti, votoi rreth 70% për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat