Sot mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës

Prishtina

Sot mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 09:10
Kuvendi i Prishtines

Sot, me 09 tetor 2017 me fillim ne orën 10:00 do të mbahet mbledhjen e gjashtë të Kuvendit të Komunës së Prishtinës me këtë rend dite:

                                                                          Rend dite:

1.       Propozimrregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tatimin në pronën e paluajtshme;

2.       Propozimrregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa  dhe gjoba komunale;

3.       Shqyrtimi i raportit financiar tremujor për periudhën janar – qershor 2017;

4.       Propozimi për miratimin e Planit zhvillimor të arsimit në komunën e Prishtinës 2018-2022;

5.       Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë ndërmarrjes publike komunale “Hortikultura”;

6.       Propozimvendimi për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane “B” të lagjes “Prishtina e Re – Zona Lindje”;

7.       Diskutim për Raportin vjetor të auditimit të pasqyrave financiare vjetore për vitin 2016;

8.       Pyetje dhe përgjigje;

9.       Të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat