Pacolli: Tmerr gjendja e Kurrizit

Prishtina

Pacolli: Tmerr gjendja e Kurrizit

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 12:18
Selim Pacolli

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli tunelin tek Kurrizi në Prishtinë e ka konsideruar si një tmerr i cili i rrezikon edhe nxënësit e shkollave të asaj ane.

Pretendeti për të parin e Prishtinës, Selim Pacolli gjatë vizitës në platon e kurrizit tha se punimet janë zvarritur dhe ende nuk kanë përfunduar punimet për këtë pjesë edhe pse kanë kaluar 4 vite.

Pacolli: Galeria nuk është e mirëmbajtur sa duhet

 “Kjo galeria këtu e cila është stërngarkume nga tymi i makinave që kalojnë këtu nuk është i mirëmbajtur sa duhet, ishim në mbi kalimin lartë akoma nuk janë përfunduar punët edhe pas katër viteve të cilat janë nisur, sigurisht që komuna dhe menaxhmenti e dinë pse ata më së miri, mirëpo qytetarët kjo është rrezik në vete“, tha ai.

Ai u zotua po ashtu se gjatë mandatit të tij se mos kryerja e punëve mbi platon e Kurrizit nuk do të tolerohet dhe se ato do të duhet të përfundojnë shumë shpejt.

Pacolli është shprehur skeptik edhe për kualitetin e xhamave të vendosur tek kjo plato.

Pacolli: Xhamat nuk e di sa janë të sigurt

“Unë besoj që së paku do të duhej të përfundojnë këtë punë sa më shpejt, mirëpo eventualisht nesër nëse i takoj këta njerëz të cilët në mandatin tim në këtë lloj të punës sigurisht që nuk do të tolerohen ajo duhet të përfundoi njëherë e përgjithmonë , nuk e di unë po i shoh edhe xhamat lartë nuk e di sa janë ata të sigurt po flas në aspektin profesional mirëpo uroj që të jenë të sigurt”, tha ai.

Ndryshe, kandidati për kryetar të kryeqytetit, Selim Pacolli gjatë ditës së sotme do të vizitojë edhe veteranët e luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat